Ish-deputeti i LSI, Ralf Gjoni është marrë në pyetje nga SPAK këtë të hënë.

Prej rreth 4 orësh Gjoni ka dhënë sqarimet e tij përpara agjentëve të BKH.

Pas përfundimit, vetë ish-deputeti është shprehur i rezervuar lidhur me arsyen e thirrjes së tij nga Prokuroria e Posaçme.

Ai tha se deklarimet e dhëna prej tij lidhen me kohën kur ka qenë i angazhuar në pozicione shtetërore, teksa shtoi se SPAK nuk ka arsye që ta marrë atë nën hetim.

“Për angazhimet e mia ndër vite në cilësinë e të angazhuarit në pozicione shtetërore. Nuk ka ndonjë arsye për të më hetuar mua”, tha ai.

Krahas angazhimit si deputet i Kuvendit, Gjoni në të kaluaren ka mbajtur detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në LSI.

Gjithashtu ai ka qenë pjesë e stafit të Ilir Metës kur ky i fundit mbante detyrën e kryetarit të Kuvendit.

Tv Klan