Prokuroria e Tiranës mori në hetim Artjol Saliasin, ish-drejtorin e komanduar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për dyshimet se ka “shpërdoruar detyrën” me punësimin e Muçi Shaljanit në shtator të vitit 2025.

Për të njëjtën praktikë punësimi, më herët është marrë në hetim edhe Gëzim Sala, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve në AMP.

Ata punësuan Shaljanin në kundërshtim me procedurat e kërkuara nga ligji, teksa Sala ka pretenduar se i ishte kërkuar nga drejtori i komanduar në atë kohë punësimi i Shaljanit.

Punësimi u bë me motivin e nevojës urgjente, duke tejkaluar fazat e kërkuara, por prokuroria thotë se drejtori i Drejtorisë ku Shaljani u bë pjesë ka dëshmuar se ai nuk kishte pasur nevoja emergjente dhe kishte organikën të plotësuar.

Shaljani u plagos rëndë në atentatin në Rinas në nëntor të vitit 2025 dhe humbi jetën disa ditë më vonë në spital. Gjatë këtij atentati, fillimisht mbeti i vdekur në vend Gilmando Dani. Ai kishte udhëtuar në Barcelonë me Danin, një personazh i njohur i botës së krimit.

Tv Klan

/tvklan.al