Ish-udhëheqësi i Republikës Demokratike të Kongos, Joseph Kabila, doli në gjyq në mungesë të premten,  i akuzuar për tradhti pasi dyshohet se ka mbështetur militantët e përkrahur nga Ruanda, raporton AFP.

Ai është akuzuar nga një gjykatë ushtarake në Kinshasa për komplotimin e rrëzimit të qeverisë së presidentit Felix Tshisekedi, një akuzë që mund ta përballë me dënimin me vdekje.

Akuzat përfshijnë vrasje, torturë dhe përdhunim, lidhur me forcën antiqeveritare M23. Akuza të tjera janë “pjesëmarrje në një lëvizje kryengritëse”, “krim kundër paqes dhe sigurisë së njerëzimit” dhe “pushtim me forcë i Goma”.

Kabila arriti në maj në qytetin lindor të pushtuar nga M23 në muajin janar, para se të firmosej një garanci mes palëve në korrik për të kërkuar armëpushim  të përhershëm.

Ruanda mohon  që të ketë përkrahur ushtarakisht M23, por ekspertët e Kombeve të Bashkuara thonë se ushtria luajti një rol “kyç” në sulmin e grupit në rajon.

Kabila e mori pushtetin pas vrasjes së të atit, Laurent Kabila në vitin 2001 dhe e udhëhoqi vendin deri në vitin 2019, para se të largohej në 2023-shin.

Ai e ka quajtur udhëheqjen e pasardhësit të tij “një diktaturë”. 54-vjeçari e konsideron çështjen kundër tij si “arbitrare” dhe i quan gjykatat “mjet shtypjeje.”/tvklan.al

/tvklan.al