Ish-Presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua me një “formë agresive” të tumorit të prostates.
Lajmi u konfirmua përmes një deklarate, nga zyra e tij personale të dielën. Bazuar në informacionet zyrtare, sëmundja është e gradës së 5-të dhe i është përhapur edhe në kocka.
Ish-Presidenti Joe Biden u vizitua javën e kaluar, pas shfaqjes së simptomave te para.
Biden dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit në bashkëpunim me mjekët, shton deklarata.
Tv Klan