Uzina e Bakrit në Rubik mund të kthehet në fabrikë armësh duke krijuar një fron të ri punësimi.

“Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për Forcat tonë të Armatosura, por në masën më të madhe për eksport”, tha Kryeministri Rama.

Foli për pronat e ushtrisë.

“Të investojmë asetet e ushtrisë, të cilat janë keqpërdorur në mënyrë skandaloze dhe këtu kam parasysh pronat. Në rastet kur ushtrisë nuk i duhen drejpërdrejtë përsëri të investohen me pjesëmarrjen e Ministrisë së Mbrojtjes, të vihen në funksion të turizmit apo zhvillimeve të tjera”, tha Rama.

Nuk munguan batutat për kryebashkiakun demokrat të zonës.

“Kur them e keni djalë të mirë kryetarin e bashkisë, pse nuk duartrokisni? Po i joni është edhe ai, mirditor është edhe ai. Unë kur vij këtu mirditorë bëhem, se rrënjët e largëta nga nona këtu i kam. Kështu që mirditor është edhe ai, duhet ta ndihmojën edhe atë që të mos e mbysi këneta”, tha Rama.

Rama inspektoi edhe spitalin bashkiak të Rreshenit, që sipas tij së bashku me maternitetin e integruar brenda tij, janë një qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri të vendit.

Ndërkaq kryeministri ka vizituar edhe investimet në fushën e agroturizmit në këtë zonë.

Një vëmendje të veçantë Rama i ka kushtuar investimeve që kompanitë shqiptare bëjnë për tregun global të veshjeve sportive.

Klan News