Braho: 147 gjoba prej fillimit të pandemisë

Distanca mes tavolinave në bar restorante nuk respektohet. Sipas Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, kjo është masa që shkelet më së shumti  nga këto subjekte.

Shkelja kryesore është distanca prej 2 metra mes tavolinave,pasi punonjësit kanë qenë me maska. Qytetarët ka raste që thonë jemi të rinj nuk kemi pse ta mbajmë maskën. Kundërshtimet më shumw janë tek qytetarët, jo tek të gjithë qytetarët”.

Që prej fillimit të pandemisë inspektoratet në terren kanë vendosur 147 gjoba për subjekte tregtare dhe bar restorante. Ky numër i ulët sipas Brahos ka ardhur pasi, inspektorati ka vepruar më shumë si këshillues për subjektet me shkelje.

“ISHSH ka kryer 490 mijë monitorime. Kemi gjetur edhe subjekte që kanë shkelur protokollet dhe për këtë kemi vendosur 147 gjoba”.

Shkelje janë vënë edhe në institucione, ku në shumicën e rasteve punonjësit nuk zbatonin përdorimin e maskës.

Tv Klan