Një vogëlushe është kafshuar nga një gjarpër, teksa ishte duke fjetur gjumë.

Mikayla-Sue Grove, 6 vjeç, u zgjua duke u ankuar nga një dhimbje dhëmbi, por në të vërtetë atë e kishte pickuar kobra. Por kur nëna Inge dhe baba Ludvig hynë në dhomën e saj, ata kuptuan se një gjarpër ishte shkaku i vërtetë i problemit.

Ngjarja ndodhi ne  një fermë pranë qytetit Ballito në provincën lindore KëaZulu-Natal të Afrikës së Jugut.

Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe mjekët i vendosën një tub në fytin e Mikayla-Sue në mënyrë që hlmi të  mos i depërtonte në trup.

Babai i saj tha se mjekët përdorën 17 doza të një trajtimi anti-helm gjatë 12 orëve.

/tvklan.al