Gol i shënuar, përpjekje për gola të tjerë me goditje në portë, lojë në sulm dhe mbrojtje e jashtëzakonshme me gola të evituar, Ardian Ismajli ishte flakë e zjarr në ndeshjen ndaj Ukrainës.

Lojtari më i mirë i ndeshjes me qartësi dhe saktësi në çdo minutë të luajtur duke i dhënë siguri trajnerit në mbrojtje dhe mbështetje e forcë edhe në fazë sulmuese.

Kompania e statistikave në futboll Sofascore e ka vlerësuar Ismajlin për këtë paraqitje duke i dhënë një vend në formacionin më të mirë të ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve. Nota për të 8.3 në një rreshtim ku ka emra të mëdhenj si Kevin De Bruyne apo edhe gjeorgjani Kvaratskhelia. Musiala apo edhe Declan Rice.

Ardian Ismajli u la jashtë kombëtares në Kampionatin Europian, por me ndeshjen ndaj Ukrainës ai tregoi se është një lojtar që i duhet kombëtares edhe për shumë kohë.

Tv Klan