Ndeshja miqësore e volejbollit të meshkujve mes Italisë dhe Gjermanisë ka vendosur një rekord të rrallë.

Seti i parë i kësaj sfide ka zgjatur ekzaktësisht 1 orë dhe 29 minuta. Në fund e fituan gjermanët 66-64, pikët më të larta të arritura ndonjëherë në historinë e volejbollit.

Në këtë mënyrë u thye edhe rekordi i vendosur pak muaj më parë në ndeshjen Argjentinë-Poloni 50-48.

Ndeshja ishte e luftuar dhe e një niveli të lartë, çka bëri që asnjë prej të dyja kombëtareve të mos merrte dot avantazhin e dyfishtë për të mbyllur setin. Të dyja ndanin pikët dhe kjo gjë zgjati për 90 minuta.

Gjermania ia doli që të shënonte pikën e 66-të kundrejt 64 për të mbyllur një nga setet më të gjata të historisë së volejbollit.

Ndeshjen në fund e fitoi Italia me rezultatin 3-2.

Tv Klan

/tvklan.al