Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

9 veta janë arrestuar mbrëm në Italinë e jugut, ku 4 janë shqiptarë më origjinë nga Vlora. Dyshoheshin kryesisht për trafik të organizuar droge dhe perzierien në mafien italiane. Pista e parë është hedhur në një implikim të mundshëm midis mafias italiane dhe asaj shqiptare. Para disa ditësh një sipërmarrës Italian është kërcënuar duke i rrëmbyer vajzën. Rrëmbyesit shqiptarë i kërkonin para biznesmenit të cilat do të shkonin në një llogari të një grupi sicilianësh të Cosa Nostras.

Kjo shumë mund të përdorej për lirimin e një trafikanti droge me origjinë shqiptare, që mbahej peng nga pjestar të cosa nostras. 4 shqiptarët dhe 5 sicilianët janë arrestuar sot në orët e para të mëngjesit. Deri tani emrat e personave janë mbajtur sekret, nga policia italiane për efekt të hetimeve./tvklan.al