Më shumë se 50 milionë qytetarë italianë votojnë sot dhe nesër një referendum nëse do të miratojnë apo refuzojnë një reformim të sistemit të drejtësisë.
Qendrat e votimit u hapën këtë mëngjes në orën 7 sipas orës lokale dhe do të mbyllen në orën 23:00, por votuesit do të mund të votojnë përsëri të hënën deri në orën 15:00.
Reforma, e cila po shihet si një provë shumë e rëndësishme për kryeministren Georgia Meloni, synon të ndryshojë drejtësinë në Itali përmes tre pikave kryesore: ndarjen e karrierës mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, krijimin e dy këshillave të veçantë për drejtimin e sistemit gjyqësor dhe ngritjen e një gjykate disiplinore për magjistratët.
Qeveria argumenton se këto ndryshime do ta bëjnë drejtësinë më të paanshme dhe do të eliminojnë ndikimet politike brenda sistemit.
Megjithatë, opozita dhe kritikët paralajmërojnë se reforma mund të dobësojë pavarësinë e gjyqësorit dhe e krahasojnë me zhvillime autoritare në vende si Hungaria.
Fushata për referendum është shoqëruar me retorikë të ashpër. Meloni ka akuzuar gjyqtarët se po pengojnë politikat e saj për kriminalitetin dhe emigracionin, ndërsa kundërshtarët thonë se ndryshimet mund të përdoren për të kufizuar hetimet për korrupsion dhe abuzime me pushtetin.
Rezultati i votimit konsiderohet vendimtar: një fitore do ta forconte Melonin dhe mund t’i hapte rrugë ndryshimeve të tjera kushtetuese para zgjedhjeve të 2027, ndërsa një humbje do të dobësonte pozicionin e saj politik.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
