Italianët i janë drejtuar qendrave të votimit duke nisur nga kjo e diel, për pesë çështje të veçanta, mes të cilave edhe një që propozon uljen e periudhës së qëndrimit për marrjen e shtetësisë nga 10 në 5 vjet, një propozim që ka ndarë klasën politike.
Mirëpo, duket se ndërgjegjësimi jo i madh i publikut rrezikon të dështojë këtë proces, nëse prania e tyre nuk është e mjaftueshme. Organizatorët e referendumit thonë se, nëse miratohet, ndryshimi mund të ndikojë rreth 2.5 milionë të huaj që jetojnë në Itali.
Nisma nuk mbështetet nga koalicioni qeverisës. Aktualisht, Italia ka afatin më të gjatë mes vendeve të BE-së për marrjen e shtetësisë, plot një dekadë. Nisma synon që ky afat të shkurtohet, duke e përafruar legjislacionin me vendet e tjera si Gjermania e Franca.
Kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni tha se do të vendoste firmën në listat e votuesve në qendra, por nuk do të votonte. Ky referendum do t’i pyesë gjithashtu votuesit nëse janë dakord me përmbysjen e një liberalizimi dhjetëvjeçar të tregut të punës.
Pyetjet për tregun e punës synojnë ta bëjnë më të vështirë shkarkimin e disa punonjësve dhe të rrisin kompensimin për punëtorët që humbin vendin e punës në biznese të vogla, duke përmbysur një ligj të miratuar kur Partia Demokratike ishte në qeveri.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura edhe nesër nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 3 pasdite, ndërsa sot votimi lejohet deri në orën 11 të mbrëmjes.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
