Mbi paketim nuk ishte shkruar vendi i origjinës

10 mijë maska të prodhuara në Shqipëri janë sekuestruar nga autoritetet italiane, për shkak të paqartësisë për vendin e origjinës.

Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit të mallit është vënë re mungesa e të dhënave për vendin ku ishin prodhuar maskat dhe mbi paketim informacionet ishin shkruara të gjitha në gjuhën italiane.

U desh të kryhen kërkime nga autoritetet doganore që të zbulohej se maskat ishin prodhuar në Shqipëri, një informacion që nuk ishte shënuar mbi produktin, mbi të cilat ama, ishin shënuar të dhënat për nënkontraktorin italian.

Autoritetet italiane kanë arsyetuar se konsumatori duhej mbrojtur dhe se mund të gënjehej nga këto të dhëna dhe se ishte e domosdoshme që blerësi të njihej me vendin e prodhimit të mallit.

Për këtë arsye, maskat janë sekuestruar dhe tashmë bizneset rrezikojnë një gjobë që shkon nga 10 mijë deri në 250 mijë euro.

Tv Klan