Italia iu bashkua Spanjës në fazën e 1/8 të Europianit pas barazimit 1-1 me Kroacinë në Lajpcig dhe e transmetuar në Klan Plus. Një rezultat që e rendit të dytën në grup dhe do të përballet me Zvicrën në përballjen me eliminim direkt.

Në ndeshjen e Grupit B ndodhi gjithçka, penallti dhe gol në çastet e fundit. Pas rasteve të pjesës së parë që u mbyll pa gola, emocionet më të forta ishin në të dytën. Në të 53’ Kroacia fitoi një penallti që u goditet nga Modriç, por që u ndal nga Donnarumma.

Me topin ende në lojë kroatët nuk e ndalën presionin dhe ishte kapiteni, i cili korrigjoi gabimin dhe kaloi në avantazh skuadrën e Daliç. Shpëtimi i italianëve erdhi në sekondat e fundit.

Zaccagni, i cili u përfshi në lojë në minutën e 81’ mposhti Livakoviç, duke barazuar rezultatin dhe lënë në pritje Kroacinë nëse do të jetë mes 4 vendeve të treta më të mira.

Tv Klan