Italia feston fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Turqinë 3-1 në Bologna. “Axurrët” zhbllokuan sfidën në minutën e 26-të me Scamacca.

Turqia reagoi pas pushimit dhe barazoi në të 61-ën me Şimşir, por vetëm tre minuta më vonë, Calafiori riktheu avantazhin për Italinë.

Ndërsa në minutën e 87-të, Pio Esposito vulosi fitoren 3-1. Me këtë sukses, skuadra e Roberto Mancinit ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe mban vendin e dytë, ndërsa Turqia mbetet pa pikë pas katër ndeshjeve.

Ndërkohë, në Paris, Franca përmbysi Belgjikën me rezultatin 4-1. Belgët kaluan në avantazh në minutën e 35-të me Lukebakio dhe e mbyllën pjesën e parë në epërsi. Por pas pushimit, “Gjelat” reaguan fuqishem.

Në minutën e 77-të, Doué barazoi shifrat, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Cherki përmbysi rezultatin. Në fund, protagonist u bë Micheal Olise.

Sulmuesi shënoi në minutën e 88-të, ndërsa në minutën e parë të shtesës realizoi sërish, duke kompletuar fitoren 4-1.

Me këtë sukses, skuadra e Zidane ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe mbetet në krye të grupit, ndersa Belgjika, me 6 pikë, zbret në vendin e tretë.

Klan News

/tvklan.al