Italia po përgatitet të ndalojë mbulesat e fytyrës në shkolla dhe të kufizojë numrin e nxënësve të huaj për klasë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrja Georgia Meloni.
“Një masë do t’i paraqitet së shpejti Kabinetit për të përcaktuar ligjërisht një numër maksimal të studentëve të huaj për klasë. Nuk mund të ekzistojë që në një klasë italiane, fëmijët italianë të ndihen të mbyllur sepse janë bërë pakicë.”
Meloni nuk specifikoi se cili do të ishte numri maksimal i studentëve të huaj për klasë.
“Në Itali, duhet të shkosh në shkollë me fytyrën zbuluar dhe askush, në emër të një tradite të vërtetë apo të supozuar, nuk mund të vendosë që një grua e re duhet të fshihet.”
Italia është ndër vendet evropiane më të ekspozuara ndaj mbërritjeve të migrantëve për shkak të vendndodhjes në Mesdheun qendror, duke e bërë migrimin një çështje të nxehtë dhe një sfidë të madhe për qeveritë e vendit.
Integrimi i emigrantëve, veçanërisht i atyre nga vendet me shumicë myslimane, mbetet i diskutueshëm në politikën dhe shoqërinë italiane dhe shpesh nxit debate që polarizojnë opinionin publik.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 