PD dhe lëvizja 5 yjet nuk gjejnë ujdinë për të qeverisur

Pavarësisht arritjes së një koalicioni mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Partisë Demokratike në Itali, vendi rrezikon sërish të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Shkak janë bërë mosdakordësitë mes dy partive dhe kushtet që ka vendosur lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi di Maio. Ky i fundit është i palëkundur në kërkesën e tij kryesore, shkurtimin e mbi 300 deputetëve në parlament.

Një tjetër kërkesë është reduktimi i presionin fiskal për të rritur fuqinë blerëse të italianëve. Kërkesa këto të cilësuara si populiste dhe të pakuptimta nga demokratët. Ndërmjetës mes aleatëve të rinj është kryeministri Giuseppe Conte, i cili nisi mesditën e sotme bisedimet me të dyja partitë, për të ngushtuar distancën dhe t’i japë fund krizës që ka mbërthyer prej 1 muaji Italinë.

Tv Klan