Protagonist ishte Retegui me 2 gola të realizuar

Italia mundi me rezultatin 2 – 1 Venezuelën në miqësoren e zhvilluar më Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ishte fitorja e katërt nën drejtimin e Luciano Spalletti.

Italia që është kundërshtare e Shqipërisë në Euro 2024, pikërisht në ndeshjen e parë të fazës së grupeve më 15 Qershor në Dortmund. Sipas mediave italiane, nuk ishte një paraqitje e mirë dhe se deri në Europian ka shumë punë për të bërë.

Donnarumma priti një penallti në fillimin e sfidës, por protagonisti i vërtetë ishte Mateo Retegui, autor i të dy golave për Italinë, në të 40’ dhe të 80’. 24-vjeçari ka lindur në Argjentinë, por vendosi të përfaqësojë Italinë në nivel kombëtaresh prej vitit të kaluar.

Amerikano-jugorët realizuan me Machis në minutën e 43’. Miqësorja tjetër e Italisë do të jetë ndaj Ekuadorit po në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan