Italia e Roberto Mancinit bëhet gati për rikthimin në skenën ndërkombëtare, ndërsa trajneri italian ka publikuar listën e parë të grumbullimit në këtë mandat të dytë në krye të Kombëtares.
Plot 34 futbollistë janë thirrur për katër sfidat e para të Ligës së Kombeve, me axurrët që do të përballen me Belgjikën, Turqinë dhe Francën.
Në listë spikasin plot nëntë emra që marrin për herë të parë ftesën e Kombëtares. Mes tyre janë portieri Massimo Pessina, mbrojtësit Daniele Ghilardi, Majkëll Kajode, Edi Kuadio, mesfushorët Alessandro Romano dhe Isa Dumbia, si dhe sulmuesit Sebastiano Espozito, Antonio Vergara dhe Mohamed Ali Zoma.
Në grup rikthehen edhe Nicolò Fagioli dhe Nicolò Zaniolo, të munguar që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Rolando Mandragora rikthehet në Kombëtare pas më shumë se pesë vitesh.
Pas grumbullimit në qershor konfirmohen edhe Honest Ahanor dhe Samuele Inacio.
Italia do ta nisë përgatitjen më 21 shtator në Coverciano, ndërsa debutimi në Nations League do të jetë më 25 shtator ndaj Belgjikës në stadiumin Olimpico të Romës.
Një tjetër risi vjen në drejtimin e delegacionit: Diana Bianchedi bëhet gruaja e parë që mban postin e shefes së delegacionit të Kombëtares italiane.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
