Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka deklaruar se procesi i anëtarësimit në BE i Shqipërisë, Malit të Zi dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të ecë më shpejt, madje edhe para Ukrainës.
“Për Italinë, ribashkimi i Evropës është një përparësi. Ne mbështesim fuqimisht anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian të shteteve kandidate duke nisur me Shqipërinë dhe Malin e Zi, por edhe për Serbinë. Ne po punojmë gjithashtu me shtetet që janë tashmë anëtare të Bashkimit Europian për ta përshpejtuar procesin e pranimit. Kjo sepse, sa më shpejt që të përfundojë ky proces, atëherë ne mund të fillojmë të punojmë edhe drejt pranimit të Ukrainës në Bashkimin Europian”.
Tajani këmbënguli për ndërtimin e Korridorit VIII, të linjës hekurudhore Trieste–Beograd, si dhe kabllove nënujore të energjisë me Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 