Roberto Mancini do të rikthehet në stolin e Italisë. Trajneri ka dhënë miratimin e tij, për të marrë drejtimin e “axurrëve”, pas kaosit të ditëve të fundit.

Presidenti i Federatës Italiane, Giovanni Malago, deklaroi se i zgjedhuri për drejtimin është Mancini dhe pritet vetëm firma në kontratë.

Trajneri ka dhënë miratimin e tij për tu ulur në stol. Më herët ishte arritur akordi me Andrea Pirlon, por gjithçka dështoi në fund, për shkak të çështjes së trajnerit, që ishte ambasador i një kompanie bastesh ruse.

Pas kësaj, dhanë dorëheqjen Paolo Maldini si drejtor teknik dhe Leonardo si këshilltar, për shkak të ndërhyrjeve nga presidenti.

Mancini ishte arkitekti i triumfit të Italisë në Euro 2020, ku mposhti Anglinë me penallti në ndeshjen finale. Pas largimit nga Italia, ai drejtoi përfaqësuesen e Arabisë Saudite si dhe klubin Al-Sadd.

Muajin e kaluar, tekniku u largua nga skuadra e Katarit, duke u bërë kështu një opsion i lirë në treg.

/tvklan.al