Italia reformon studimin në Mjekësi. Duke nisur nga viti 2025, regjistrimi në universitetin e Mjekësisë, do të jetë i lirë, pa test paraprak ne semestrin e parë të Mjekësisë e Kirurgjisë dhe në Mjekësinë Veterinare.

Ndërsa në semestrin e dytë, reforma parashikon një provim, dhe në rast se nuk kalohet, kreditet formative do të njihen, duke i dhënë mundësi studentëve të ndryshojnë fakultet.

Reforma nuk parashikon numër të mbyllur në regjistrim dhe pikët e formimit parauniversitar. Dhe pikat ku po punohet aktualisht për këtë ndryshim mes qeverisë, Ministrisë së Arsimit e Parlamentit janë transparenca, barazia dhe merita.

Ky ndryshim drastik në botën akademike në fushën e mjekësisë, mbi të gjitha realizohet në bazë të mungesës së theksuar të mjekëve dhe infermierëve, problem ky që po haset ndjeshëm në vendin fqinj që numëron mungesa të theksuara, por edhe në shumë vende evropiane e botërore.

Ndërkohë reagime kontrastuese ka patur nga Urdhri i Mjekëve në Itali, pasi një reforme të tillë e konsiderojnë të rrezikshme, dhe pozicionohen plotësisht kundër.

Klan News