Ivanka Trump përfundon në gjykatë pasi akuzohet se ka kopjuar një linjë këpucësh të një shoqërie italiane. Vajza njëherësh këshilltarja e ngushtë e presidentit amerikan Donald Trump është paditur nga shoqëria “Aquazzura”, me bazë në Firence, e cila akuzon kompaninë që prodhon një linjë luksoze dhe shumë të kushtueshme këpucësh për Ivankën për plagjiaturë.

Shoqëria italiane e modës pretendon se një prej modeleve të sandaleve që ajo prodhon, është identike me një model të prodhuar nga kompania e vajzës së presidentit. Sipas shoqërisë italiane, çdo detaj i modelit të saj gjendet edhe në atë të firmës së Ivankës, por me një ndryshim, vlera e sandaleve të Vajzës së Parë është 785 dollarë, kundrejt 125 dollarëve që kushtojnë ato italiane. Padia është nisur në një gjykatë në Nju Jork ndaj Ivanka Trumpt. Tashmë avokatët e saj duhet të përgatisin mbrojtjen.

Tv Klan