Në fjalimin tradicional të fundvitit në Kuvendin e Maqedonisë, Presidenti Ivanov kërkoi nga shumica parlamentare që ta hedhin poshtë Marrëveshjen e Prespës.

“Suksesi më i madh i kësaj qeverie është që arriti ta bind bashkësinë ndërkombëtare se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe se populli do ta përkrah Marrëveshjen e Prespës. Por në fund të ditës edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare u ballafaquan me faktin se populli hodhi poshtë marrëveshjen.

Opozita thotë se fjalimi ishte konsistent dhe politikisht i pjekur. Si shqetësuese e përmendën pjesën e fjalimit për përgjimin dhe ndjekjen e presidentit.

“Nëse kjo është e vërtetë, mund të vlerësohet si një minus i madh që krijon pasiguri juridike dhe politike, jo vetëm për presidentin, por edhe për çdo qytetar”.

Sipas pozitës, fjalimi i Presidentit ishte përplot me urrejtje dhe gënjeshtra.

“Ivanovi mund të flasë vetëm për mossuksesin në dy mandatet e tij. Identiteti dhe gjuha maqedonase në mënyrë të përhershme janë siguruar dhe janë mbrojtur”.

Paraqitjen e fundit të Ivanovit si president i Maqedonisë, e bojkotoi grupi parlamentar i BDI-së.

Tv Klan