Supermodelja shfaqet me kostum ekstravagant

Mund të quhet kërcimi i fundshpinës ky i modeles Izabel Goulart, i cili i ka çuar ndjekësit dhe fansat e saj në delir.

Shtrirë në një dyshek uji në pishinë, me një kostum ekstravagant, ku në sy bien kapëset në formë buzësh, supermodelja e Victoria Secret po kalon disa ditë pushime në vendlindjen e saj, në Brazil.

Disa ditë më parë ajo festoi edhe 5-vjetorin e lidhjes së dashurisë me futbollistin Kevin Trapp, i cili ndodhet në Francë.

Ai i dhuroi një buqetë me trëndafila të kuq, teksa 35-vjeçarja shkroi në rrjetet sociale që ai e bën të ndihet afër pavarësisht kilometrave të distancës.

Klan Plus