Atleti shqiptar Izmir Smajlaj është tërhequr nga Kampionati Europian në salla të mbyllura, që po mbahet në Skoci. Mësohet se shkodrani është dëmtuar dhe nuk ka qenë e mundur riaftësimi i tij për garën që do të zhvillonte këtë të premte.

Në fakt dëmtimi i Smajlajt ka ndodhur një javë më parë në një seancë stërvitore në Londër ku pësoi një tërheqje muskulore

Shqipëria do të përfaqësohet tashmë nga Luiza Gega që do të garojë në disiplinën e 3.000 metrave. Dy javë më parë atletja shqiptare mori medalje ari në Ballkaniadën e zhvilluar në Stamboll.

Tv Klan