Protestat e qytetarëve izraelitë kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahut u shoqëruan me incidente dhune të shtunën mbrëma.
Tensionet u ndezën kur protestuesit u përpoqën të rrëzonin barrikadat e improvizuara dhe të vendosura nga policia.
Protestuesit shprehën zemërimin e tyre ndaj vendimit të kryeministrit për të vazhduar luftën me Hamasin, duke kërkuar përfundimin e luftës dhe lirimin e 59 pengjeve të mbetura të mbajtura në Gaza.
Demonstruesit akuzojnë Netanyahun për zgjatjen e luftës që sipas tyre se nuk ka sjellë asgjë përveç shkatërrimit.
Kryeministri Netanjahu ka mbrojtur vendimin e tij për të përshkallëzuar operacionet ushtarake në Gaza, duke thënë se Hamasi ka refuzuar një armëpushim të përkohshëm të propozuar në fillim të kësaj jave.
Ai pohoi se presioni ushtarak ishte mënyra e vetme për të detyruar Hamasit të binte dakord për lirimin e pengjeve, por grupi militant ka deklaruar se kjo do të arrihet vetëm nga përfundimi i luftës brutale nga Izraeli dhe tërheqja e forcave të tij nga territori palestinez.
Klan News