Në tekst përmenden sulmet e 7 Tetorit nga Hamasi, ndërhyn Presidenti i vendit

Pas thirrjeve nga organizatorët e festivalit të Eurovizionit për të ndryshuar tekstin e këngës me të cilën Izraeli pritet të përfaqësohet, autoritetet në Tel Aviv kanë rënë dakord për ta rishikuar atë.

Balada ‘October Rain’ këndohet nga artistja Eden Golan dhe në përmbajtje të saj ka mesazhe politike çka bie ndesh me rregullat e konkursit. Teksti i këngës ka të bëjë me ushtarët izraelitë që u vranë në sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar.

 Kjo çështje shkoi aq larg sa edhe Presidenti i vendit Isaac Herzog ndërhyri duke kërkuar që të bëhen rregullimet e nevojshme për të siguruar që Izraeli të marrë pjesë në konkurs.

Presion ka patur edhe nga disa vende evropiane që kanë mbrojtur përjashtimin e Izraelit nga konkursi nëse do të paraqitet me këngën e “October Rain” e cila ende nuk është zgjedhur zyrtarisht si kënga përfaqësuese.

Eurovizioni, i cili këtë vit do të zhvillohet në 7-11 Maj në qytetin suedez të Malmos,  është një ngjarje jopolitike dhe organizatorët mund të skualifikojnë garuesit që shkelin këtë rregull.

Klan News