Përplasja e javës së shkuar në “Shihemi në Gjyq”  midis çiftit Alma-Fatos ku përveç problemeve mes tyre dhe dhunës, u përmendën edhe familjarët e tij, ka sjellë një reagim. Kunati i Almës, Xhevdeti, i cili u përmend në seancën e kaluar të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ka ardhur posaçërisht nga Italia për t’u përballur me të për të gjitha akuzat që ajo ka ngritur kundrejt tij.

Tani porsa kam ardhur nga Italia dhe jam shumë i shokuar për fjalët që janë bërë karshi familjes time, fjalët karshi meje, që unë nuk lejoj askënd të flasë për familjen time. Të tjerat nuk më interesojnë se janë letrat që flasin.”

Pas insertit, Xhevdeti thotë se fjalët e Almës kanë hapur plagë në familjen e tij.

Ardit Gjebrea: Na keni ndjekur me shumë shqetësim javën e kaluar, po?

Xhevdet: Me shumë probleme, përveç shqetësimeve të mëdha në familje për arsye se u hap një plagë e vjetër që ishte në drejtim të mbylljes dhe më krijoi shumë probleme kjo gjë. Jam këtu për të zgjedhur të vërtetën, ku janë, kush jam unë.

Ardit Gjebrea: E qartë, ju thatë që keni edhe dokumentet që mund të vërtetoni gjithçka.

Xhevdet: Posi.

Ndërkohë, Alma ka mësuar se Xhevdeti do ta presë në studio dhe duket e lumtur që do përballet me të.

“Sa mirë që erdhi kjo ditë që të përballem me atë njeri mashtrues që 30 vjet s’më ka lënë gjë pa marrë. Herën e parë s’thashë gjë fare, erdhi dita që të përballem për çdo gjë që ai ka bërë për familjen time. Ka mashtruar dhe ka ngrënë gjakun e fëmijëve të mi”, u shpreh Alma./tvklan.al