Jannik Sinner rikthehet në stërvitje pas muajsh mungesë për shkak të dëmtimit në gju, ndërsa një turne në Arabinë Saudite shihet si objektivi i radhës për tenistin italian.

Jannik Sinner sheh dritë në fund të tunelit dhe rikthimi i tij në fushat e tenisit duket gjithnjë e më pranë. Tenisti italian ka rinisur stërvitjet në Monte Karlo, nën drejtimin e trajnerit australian Cahill, pas disa muajsh mungesë për shkak të një problemi në gjurin e djathtë.

Sinner nuk luan që prej 12 korrikut, kur triumfoi në finalen e Wimbledonit ndaj Alexander Zverev. Që nga ajo ditë, problemet fizike e detyruan të qëndronte larg garave, duke ndërprerë pjesën më të madhe të sezonit.

Tashmë, sinjalet janë pozitive dhe italiani duket se po përgatitet për rikthimin në kompeticione. Në qendër të vëmendjes është Six Kings Slam, turneu luksoz i ekspozitës në Riad të Arabisë Saudite, për të cilin Sinner ka publikuar edhe posterin zyrtar në rrjetet sociale.

Ndërkohë, prania e Cahill në Monte Karlo shton shpresat për vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre edhe në sezonin e ardhshëm.

Pas një periudhe të vështirë larg fushës, objektivi i Sinnerit është i qartë: të rikthehet në formën më të mirë dhe të nisë përgatitjet për sfidat e mëdha të tenisit botëror.

Klan News

/tvklan.al