Besimtarët katolike kremtojnë të Dielën e Larit

Kjo e diel për besimtarët e krishterë katolikë shënon nisjen e javës së madhe të pashkëve. E Diela e Larit, që festohet një javë para kremtimit të Pashkëve mblodhi besimtarë të shumtë në oborrin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë.

Ceremonia u drejtua nga  Imzot Arjan Dodaj, i cili siç e do tradita bekoi degët e larit, ullirit dhe palmave.

Imzot Arjan Dodaj: Me Krishtin ne ringjallemi të gjithë. Është feja e shpresës, as vdekja nuk e ka fjalën e fundit përballë jetës së zotit në ne. Uroj të gjithë katolikët që më te vërtetë përjetojnë javën e madhe me shumë besim.

Imzot Arjan Dodaj bëri edhe një ftese për të Premten e Madhe.

Imzot Arjan Dodaj: Më datë 29 në Sheshin Nënë Tereza do të kemi udhën e kryqit, ju ftoj të gjithëve…

Ceremonia e të Dielës së Larit u mbajt edhe në Katedralen e “Shën Nikollës” në Lezhë ku morën pjesë qindra besimtarë katolike.

Në ditën e fundit të muajit, më 31 Mars kremtohet e diela e Pashkës katolike, e cila shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.

Tv Klan