Stilisti Peter Dundas dhe marka online e njohur si Revolve kanë prezantuar bashkëpunimin e tyre të ri në Javën e Modës në Nju Jork, me 46 veshje që pritet të kthehen në trend.

Dundas i lindur në Oslo ku më parë punonte në stëpinë e modës italiane Cavalli e ka përshkruar këtë koleksion si linja e fustaneve, bluzave të gjera, pantallonave të shkurtra me bel të lartë dhe xhaketa shumë ngjyra, të zeza dhe metalike. 

Vajza Dundas dhe vajza Revolve kanë shumë pika të përbashkëta sipas stlistëve. Atyre ju pëlqen të shihen dhe të ndihen seksi.

Modelja dhe muza e koleksionit Emily Ratajkowski ishte ndër personazhet e famshëm që u ulën në rreshtin e parë në shfaqjen e modës. Java e Modës në Nju Jork e cila do të zhvillohet deri më 12 Shtator, ka parë një kthim të sfilatave pas 18 muajsh për shkak të pandemisë koronavirus. Në dy sezonet e fundit markat të njohura i paraqitën  onlinë koleksionet e tyre.

Klan News