Java e parë e muajit maj ka nisur me diell dhe pritet të jetë e tillë deri në mesin e kësaj jave. Meteorologët parashikojnë se pas të mërkurës do të ketë shtim të vranësirave, por reshjet do të jenë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë rritje graduale, jo vetëm në vlerat maksimale, por edhe në vlerat minimale, duke i bërë mëngjeset më të ngrohta.

Meteorologët parashikojnë se era nuk pritet të jetë problematike, por pas mesit të javës ajo do të jetë disi më prezente, kryesisht në zonat detare.

Klan News

/tvklan.al