Në një javë, Interin e presin tri ndeshje vendimtare. Ekipi i Simone Inzagit ëndërron tripletën e titujve në këtë sezon dhe do të lufotjë fort që ta arrijë atë!
Nis nga mbrëmja e së mërkurës në “San Siro”, ku zikaltrit do të ndeshen me Bajern Mynihun në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampioneve.
Sfida e parë në Mynih u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të italianëve. Kualifikimi është ende i hapur, por Interi do të ketë mbështetjen e tifozve për të siguruar vazhdimin e garës në kompeticonin më të rëndësishëm për klube në Europë.
Më 20 prill, ekipi i drjetuar nga Simone Inzagi do të ndeshet me Bolonjën në transfertë me qëllimin për të ruajtur diferenncën me tri pikë me Napolin ndjekës në Serie A.
Zikaltrit kryesojnë me 71 pikë pas 32 javëve, të ndjekur nga Napoli. Bolonja renditet në vend të pestë me 2 pikë më pak se sa Juventusi i pozicionuar më sipër. Kuqeblutë kanë si objektiv vendin e katërt dhe kanë nevojë për çdo pike të mundshme.
Java vendimtare do të përfundojë me gjysëmfinalen e kthimit në derbi kundër Milanit më 23 Prill, me sfidën e parë që u mbyll në barazim. Për “Djallin” kjo përballje vlen gjithë sezonin, ndërsa për zikaltrit një finale. Por tek Interi kanë uri për trofe dhe përqendrimi është maskimal për ta mbyllur këtë javë me sukses!
Klan News