Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë të premte, 26 shtator, me kryeparlamentarin Niko Peleshi si dhe kreret e komisioneve të Partisë Socialiste që pritet të nisin punën javën e ardhshme.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, gazetarja Klesiana Omeri raporton se takimi mes kreut të qeverisë dhe Peleshit ka pak minuta që ka mbaruar.
“Kreu i qeverisë ka thirrur në këtë takim kryeparlamentarin Niko Peleshin por edhe të gjithë krerët e Komisioneve Parlamentare që do të Drejtohen nga PS. 7 Komisione të cilat do të kenë prioritet një sërë çështjesh, që në fakt disa prej tyre i ka paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama, duke filluar nga Reforma Zgjedhore, si një nevojë urgjente por edhe për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.”, shtoi më tej Omeri. Një tjetër çështje që është adresuar është edhe ndryshimi ka të bëjë me ligjin për Kuvendin e Shqipërisë, që mungon dhe që për kryeministrin Rama kjo është e papranueshme, siç e ka deklaruar ai publikisht.
Ky zhvillim vjen disa ditë përpara të mbahet Konferenca e Kryetarëve (të hënën) ku do të diskutohet programi i punës së Parlamentit që i hap rrugë dhe nisjes së punës në komisionet.
Komisionet e Përhershme Parlamentare të drejtuara nga PS:
-Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
-Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
-Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
-Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
-Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
-Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
-Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
-Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
-Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
-Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
-Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
/tvklan.al












Botërori 2026 