Prokurori i Përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara, Jeff Sessions, është marrë në pyetje nga hetuesit e Russiagate, hetimit special për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. BBC konfirmoi se Sessions është marrë në pyetje javën e kaluar.

Prokurori i Përgjithshëm, njëherësh ministri amerikan i Drejtësisë, është anëtari i parë i kabinetit Trump që pyetet nga ekipi i prokurorit special Robert Mueller.

Disa agjenci të sigurisë në SHBA kanë dalë në përfundimin e Rusia është përpjekur të ndihmojë Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet, por bashkëpunimi i stafit të tij me Kremlinin nuk është provuar.

Tv Klan