22 shtator 2026 – Përleshjet në Jemen mes Houthive, të mbështetur nga Irani, dhe forcave qeveritare, të mbështetura nga Arabia Saudite, kanë shkaktuar 154 viktima në dy ditët e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga palët në konflikt.
Sipas burimeve ushtarake të Houthi-ve, 118 persona janë vrarë nga sulmet ajrore saudite, përleshjet dhe bombardimet me artileri në provincat Taiz, Al-Jawf, Marib dhe Saada.
Ndërkohë, burimet e forcave qeveritare raportojnë 36 të vrarë në radhët e tyre.
Në një zhvillim tjetër, mbrojtja civile saudite njoftoi se një kërcënim i mundshëm në rajonin Najran ka kaluar, pasi më herët ishte dhënë alarm për shkak të luftimeve. Rajoni ndodhet pranë kufirit mes Arabisë Saudite dhe Jemenit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
