Kjo për shkak të përforcimit të lidhjes së dashurisë me Ben Affleck

Jennifer Lopez ka përforcuar edhe më tej lidhjen e saj me aktorin amerikan Ben Affleck. Për të fshirë çdo të dhënë ish-të dashurit Alex Rodriguez, JLO ka fshirë këtë të fundit nga lista e ndjekësve në Instagram.

Adhuruesit e 52-vjeçares vunë re këtë ndryshim menjëherë në profilin e saj. JLO është ndër këngëtarët dhe aktoret më të përfolur në mediat ndërkombëtare rozë.

Rilidhja e saj me Affleckun dhe pamjet e publikuara së fundmi me të kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Madje këngëtarja dhe i dashuri i saj Ben Affleck, janë në kërkim të një shtëpie ku do të jetojnë së bashku në Los Angeles.

Është bërë me dije se një super rezidencë u ka tërhequr shumë vëmendjen të dyve. Bëhet fjalë për një vilë në Bevery Hills, e cila besohet se kushton plot 85 milionë Dollarë.

Klan News