Në një ceremoni të veçantë në Lezhë, u bë ndarja e çmimit kombëtar në Letërsi “At Zef Pllumi”, që shpalli fitues shkrimtarin Zija Çela për veprën “Koka mbi katror”.
Çela e cilësoi këtë vlerësim si një moment të rëndësishëm në karrierën e tij letrare, ndërsa botuesi i vepres, Bujar Hudhri, theksoi se çmime të tilla kanë një peshë të veçantë.
Ky çmim akordohet nga Bashkia Lezhë, ku Kryebashkiaku Pjerin Ndreu u shpreh se ky konkurs do të vijojë, pasi përbën një motiv të rëndësishëm për shkrimtarët dhe një mënyrë për të mbajtur gjallë traditën letrare dhe emrin e At Zef Pllumit.
Në këtë edicion morën pjesë 38 autorë nga të gjitha trevat shqipfolëse, duke dëshmuar një rritje të vazhdueshme të interesit për këtë konkurs letrar.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 