Jeta është e mundur të lulëzojë në planete të tjerë edhe pa ujë. Mjafton të jenë të pranishëm lëngje që mund të kenë në përbërje molekula biologjike, si proteinat.

Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga MIT i publikuar në revistën e Akademisë Amerikane te Shkencave, Pnas, që ripërcakton konceptin e jetesës.

Sipas studimit, uji konsiderohet burimi i jetës tek ne në Tokë, por kjo jo domosdoshmërisht përshtatet me realitete te tjera, çka na bën të kemi një përcaktim më të përgjithshëm, pasi duket se mjaftojnë lëngjet, që janë mjedisi i përshtashëm ku mund të kryhet metabolizmi për jetën.

Në shumë planete e asteroide, ka prani te një përbërjeje në formë të lëngshme që mund të krijohet shumë lehtësisht nga elementë kimikë, si acidi sulfurik dhe disa përbërje organike që përmbajnë azot. Këto forma të lëngshme nuk avullojnë, mund të formohen dhe t’u rezistojnë temperaturave më të larta por edhe trysnive më të ulëta nga ato çka uji mund të rezistojë.

Kështu, ku ka lëngje, mund të ketë potencialisht jetë, pavarësisht se në formë të ndryshme nga ajo që njohim dhe kemi në Tokë.

Klan News

/tvklan.al