Ish-partneri i Jennifer Lopez nuk është i lumtur për të

Të gjithë po flasin për kthimin e mundshëm të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pasi ata shkuan bashkë me pushime dhe tani, një burim i afërt me Alex Rodriguez ndau se çfarë mendon sportisti për këtë.

Jennifer dhe Alex i dhanë fund fejesës së tyre një muaj më parë dhe ai nuk është i lumtur që ajo e kaloi kaq shpejt.

Një burim i afërt me Rodriguez tha për “E! News” se: “Alex është shokuar që Jennifer ka vazhduar kaq herët jetën e saj. Ai besonte se do të mund të rilidheshin. Alex është përpjekur ta kontaktojë dhe takojë, por Jennifer ia ka prerë shkurt“.

Rodriguez madje i ka thënë Jennifer-it se ai është i mërzitur për kthimin e saj me Affleck.

Ajo nuk ka më interes për të rindezur marrëdhënien dhe e ka mbyllur”, shtoi burimi.

Klan News