Viti 2025 ka ardhur me ndryshime të mëdha dhe në fushën e modës. Kësaj here nuk bëhet fjalë për çantat dhe këpucët, por për aksesorët e veçanërisht për orat. Jo vetëm për të parë akrepat teksa tregojnë kohën që fluturon, por dhe për të qenë moderne dhe sa më “in” me tendencat e fundit të modës.

Shtëpitë më luksoze të modës, kanë dalë nga tradicionalja duke prezantuar modele moderne, po aq dhe tërheqëse.

E vendosur në një këllëf të lëmuar në formë drejtkëndore dhe e zbukuruar me elemente në ngjyrë të artë, në pamje të parë të jepet përshtypja e një buzëkuqi të varur në një varëse mjaft tërheqëse. Por, jo. Në fakt ka më shumë se kaq. Pas kutisë së buzëkuqit fshihet një orë.

“Kiss Me” e Chanel.

E quajtur “Kiss Me” është një orë e koleksionit të fundit të markës franceze “Chanel” e cila u prezantua në panairin “Orët dhe Mrekullitë” në Gjenevë.

Një orë tjetër shumë e veçantë e “Chanel” është ajo e vendosjes së orës në një varëse në formën e një medaljoni.

Ora Première e Chanel.

Kjo tendencë e re dhe shumë e guximshme është përqafuar nga shumë marka të tjera luksoze. “Van Cleef & Arpels” prezantuan një model të ri të “Cadenas” e zbukuruar me diamante dhe e frymëzuar nga forma e një dryni.

Ora Cadenas e Van Cleef & Arpels.

“Cartier” një tjetër markë luksoze, imazhi dalluesi i të cilës është pantera, nuk mbeti mbrapa me modelet e veçanta të orëve për femra, por dhe për meshkuj.

Ora Panthere e Cartier.

“Tank à Guichets” është një nga orët më minimaliste të “Cartier” e cila tregon orën në krye dhe minutat në fund, pas pasur akrepa.

Ora Tank à Guichets e Cartier.

As byzylykët dhe as varëset, “Hermes” zgjodhi një tjetër aksesor për të prezantuar koleksionin e ri të orave. Janë pikërisht karficat që vendosen tek palltot, xhaketat klasike apo këmishat.

Ora e Hermès.

/tvklan.al