Spanjë, qeni u shërben fëmijëve me aftësi të kufizuara për terapitë e aftësimit

Të rrethuar nga prindër dhe mësues, pesë fëmijë me aftësi të kufizuara në një shkollë me nevoja të veçanta në Spanjë nuk mund ta fshehin ngazëllimin e tyre kur Soul qeni i terapisë sillet me ata sikur t’i ketë njohur prej vitesh.

Meritxell Arias, një mësuese që merret me trajtimin e këtyre fëmijëve, shprehet se gjatë kohës së pandemisë qeni ka shërbyer si një mënyrë për të larguar stresin.

Fëmijët u kthyen në shkollën Sant Vicenc dels Horts pranë Barcelonës pas gjashtë muajsh qëndrim në shtëpi për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Kështu programi i qenve të terapisë ishte një ndihmë e madhe.

Për Hector Aguera, një 14-vjeçar me sindromën Asperger nga qyteti i afërt i Terrassa, takimet e tij të para me qenin e tij të terapisë katër vjet më parë ishin disi të frikshme.

Sipas Hector, qeni Soul e ndihmon atë kur është nervoz ose i mbingarkuar nga ana mendore.

Në këtë mënyrë të gjithë fëmijët që kanë sëmundje të veçanta, janë bërë më të përgjegjshëm dhe bashkëpunues, duke reaguar ndaj qenit, duke e shndërruar në këtë mënyrë në një element shumë i rëndësishëm.

Klan Plus