Nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli konferencë shtypi për rrëmbimin nga policia e dy prej studentëve grevistë që takuan presidentin Rexhep Mejdani. Jozefina Topalli edhe si pedagoge mbështet kërkesat e studentëve grevistë të Shkodrës, si dhe kërkesën për gjetjen e vrasjes së Azem Hajdarit.

Në përgjigje të ftesës për të dëshmuar në Prokurori nga kryeprokurori Ylli Rakipi, Jozefina Topalli u shpreh se mos vajtja në Prokurori lidhet me mungesën e besimit. Gjithahtu ne fjalën e saj ajo përjashtoi dhe rikthimin e demokratëve në Parlament.

” Nëse dikush nuk shkon në Prokurori për t’ju përgjigjur pyetjeve të tyre, kjo do të thotë se ka mungesë besimi, që është tek disa prokurorë. Zoti Tritan Shehu ka një vit që është më shumë larg Shqipërisë sesa në Shqipëri, prandaj ai nuk ka informacionin e duhur se çfarë bëjnë forcat politike.“/tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame