Jozefina Topalli: “Në fakt vetëm me qeverinë e Fatos Nanos dhe me Ministra të Brendshëm si Luan Rama dhe vetëm në Shqipëri qeveria të fton dhe pastaj dhe të rreh. Akti i djeshëm i rrahjes me grushta, Luan Rama ndaj gazetarit Ilir Babaramo është i paprecedent, nuk ka ndodhur jo në historinë e vendit tonë, por në historinë e asnjë vendi tjetër, që të fton dhe pastaj vetë ministri të rreh. Kjo natyrisht për shkak të korrektësisë së gazetarisë në përgjithsi, të medias në përgjithsi, në trajtimin dhe orientimin e opinionit publik sidomos ditën e së dielës, ku pati një kaos me mungesën e gjetjes së emrave nga qytetarët shqiptarë të cilëve ju hoq e drejta e votimit. Unë jo vetëm që e denoncoj këtë akt, që është një akt që vjen pas goditjes së gazetarit Artur Cani nga badigardët e Fatos Nanos, pas hyrjes së gazetares shumë të edukuar të Shijakut nga kryebashkiaku i Tiranës, pas dështimit të vetë Luan Ramës në gjetjen e vrasjes së shefit të policisë së Durrësit, pas dështimit të tij në gjetjen e vrasjej së shoferit Sollaku, të vrasjes së biznesmenëve dhe të sa qytetarëve të tjerë, e shfrytëzoj rastin për ti bërë një thirrje prokurorisë për të sekuestruar kasetat filmike të cilat duhet të kenë rregjistruar ngjarjen e turpshme jo vetëm për Ministrin e Brendshëm, por për të gjithë ne si Shqiptarë që kemi një ministër të tillë të brendshëm, duke kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm”./tvklan.al