Gjigandi bankar JPMorgan Chase & Co. ka zbatuar një politikë të re disiplinore që synon të ndalojë rekrutimin e parakohshëm të analistëve të saj nga firmat konkurrente. Sipas njoftimeve të brendshme, çdo analist që pranon një ofertë pune me datë të ardhshme nga një kompani tjetër, brenda 18 muajve të parë të punësimit, do të përballet me shkarkim të menjëhershëm.
Kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj praktikave agresive të rekrutimit nga firmat e kapitalit privat dhe hedge fund-e, të cilat shpesh angazhojnë analistët e bankave të investimeve në role që fillojnë një apo dy vite më vonë.
“Këto angazhime të hershme ndikojnë negativisht në përqendrimin, etikën profesionale dhe integritetin ndaj punëdhënësit aktual“, thuhet në një deklaratë të brendshme nga menaxhmenti i JPMorgan.
Përveç kësaj mase, banka ka ristrukturuar programin e saj për analistët, duke e reduktuar nga tre në dy vjet e gjysmë, dhe duke shtuar më shumë mundësi për zhvillim të karrierës brenda strukturave të saj.
Ky vendim ka ngjallur reagime të ndryshme në industrinë financiare. Disa e konsiderojnë një hap të guximshëm për të ruajtur profesionalizmin dhe besnikërinë ndaj institucionit, ndërsa të tjerë e shohin si kufizim të të drejtës së punonjësve për të planifikuar të ardhmen e tyre profesionale.
JPMorgan Chase & Co. është banka më e madhe në SHBA për nga asetet dhe një ndër institucionet më të fuqishme financiare në nivel global, me aktivitet në mbi 100 vende dhe qindra mijëra punonjës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
