Heroi i Anglisë, Jude Bellingham rrezikon të jetë mungesa e madhe e çerekfinaleve të Europianit.

Festa e golit të barazimit momental 1-1 ndaj Sllovakisë duket se ka kaluar limitet nga ana e mesfushorit, që nuk nguroi të bëj shenja të turpshme.

Siç shihet edhe në këtë video të publikuar në rrjetin social “X”, 21-vjeçari tregon pjesë intime drejt stolit sllovak.

Bellingham e ka mohuar një gjë të tillë, duke pranuar se ishte një shaka me shokët e skuadrës dhe nuk kishte qëllim fyes për kundërshtarët.

Tashmë, anglezi mund të pezullohet nga UEFA për këtë sjellje, çka do i kushtojë me gjasa mungesën ndaj Zvicrës.

Një ndëshkim i tillë do të ishte goditje e madhe për planet e Gareth Southgate dhe skuadrën angleze, të cilët kanë shënuar 4 gola, dy prej të cilëve me autor Bellingham.

Kjo mënyrë festimi nuk është hera e parë që ndodh, me UEFA-n që mund të tolerojë 21-vjeçarin duke e falur dhe dënuar vetëm me gjobë.

Klan News