Pamje ajrore tregojnë përmbytje të gjera në tokat bujqësore dhe zona të banuara mes qyteteve franceze Agen dhe La Reole, pasi lumi Garonne River doli nga shtrati në jugperëndim të Francës.
Sipas autoriteteve, tre departamente në perëndim të vendit mbeten në alarm të kuq, niveli më i lartë i paralajmërimit për shkak të rritjes së nivelit të ujërave dhe rrezikut nga përmbytjet.
Shërbimi kombëtar meteorologjik, bëri të ditur se Franca ka regjistruar 36 ditë radhazi me reshje shiu, periudha më e gjatë e regjistruar ndonjëherë.
Ndërkohë, 18 departamente të tjera vijojnë të jenë në alarm portokalli, ndërsa autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e emergjencës.
Meteorologët parashikojnë që reshjet do të vazhdojnë për shkak të stuhisë Storm Pedro, e cila pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në disa rajone të vendit.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri për t’u përballur me çdo përkeqësim të mundshëm të motit dhe nivelit të ujërave.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 