Zjarret në jug të Francës përfshijnë mbi 250 hektarë tokë, ndërsa zjarrfikësit luftojnë me flakët që u përhapën deri të premten në mëngjes (18 korrik). Autoritetet njoftojnë se rënia e temperaturave dhe rritja e lagështisë e ka përmirësuar situatën.

Një mijë zjarrfikës janë dislokuar në pyjet përreth Martigues, 40 kilometra në veriperëndim të Marsejës, për të përballuar zjarrin, sipas kolonelit të zjarrfikësve Pierre Bielpoix, i cili drejton operacionet e shpëtimit. Ai tha se 150 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa 150 banesa janë shpëtuar nga flakët.

Bielpoix sqaroi se temperaturat e së enjtes (17 korrik) mbi 30°C, erërat veriperëndimore me shpejtësi prej 70 km/h, si dhe lagështia, kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, të premten, temperaturat më të ulëta dhe ndryshimi i drejtimit të erës kanë krijuar kushte më të favorshme për ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Në fillim të muajit, zjarret përfshinë të paktën 750 hektarë në periferinë veriore të Marsejës./tvklan.al