Krijimin e një mekanizmi mbikqyrës përmes ndryshimeve të ligjit për Gjykatën Speciale janë përmendur nga këshilltar të ish-presidentit Hashim Thaci.
Por sa është e mundur të ndryshohet një ligj i tillë për të cilin ka edhe marrëveshje ndërkombëtare dhe ndryshime Kushtetuese.
Avokati Artan Qerkini thotë se një gjë e tillë është e mundur në rast se nuk bie ndesh me ato ndryshime kushtetuese.
Por ndryshe mendon avokati tjetër Tomë Gashi. Një iniciativë për ndryshimin e këtij ligji kishte dështuar vite më parë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhepi Selimi ka 5 vjet që po ballafaqohen në Hagë më aktakuza për krime lufte. Procesi është duke zgjatur ende për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve.
Më 9 Shkurt janë mbajtur zgjedhjet në Kosovës dhe pas certifikimit të rezultateve pritet të formohet përbërja e re e Kuvendit.
Tv Klan